KIRURGJIA KRANIOFACIALE

Përveç neurokirurgëve, në ekipin tonë kirurgjik i trajnuar në SHBA bën pjesë edhe një kirurg rikonstruktiv plastik kraniomaksilofacial dhe një kirurg oralo-maksilofacial, duke qenë kështu në gjendje të marrim përsipër sëmundje komplekse kraniomaksilofaciale.

Ne trajtojmë anomalitë e bashkëlindura të kafkës dhe të fytyrës, dëmtimet tejet të ndërlikuara kraniofaciale, tumoret kraniofaciale, anomalitë maksilomandibulare dhe të orbitave okulare, si dhe kraniosinostozat.

Ndërhyrjet kirurgjike të suksesshme dhe të kryera në kohë garantojnë një efekt të shkëlqyer estetik dhe funksional, duke u mundësuar pacientëve një jetë normale.

ANOMALITË E BASHKËLINDURA TË KAFKËS DHE TË FYTYRËS

Anomalitë e bashkëlindura të kafkës dhe fytyrës ndryshojnë nga frenulumi i thjeshtë i gjuhës deri te deformimet kraniofaciale (të tilla si kraniosinostoza, palatoskiza ose nishanet e bashkëlindura). Anatomia komplekse kërkon bashkëpunimin e mjekëve të specializimeve të ndryshme për rikuperim të plotë.

Vlen të përmendet veçanërisht kraniosinostoza. Kjo është mbyllja e parakohshme e pikave (të quajtura "sutura") ku bashkohen kockat individuale që formojnë kafkën në fillim të jetës sonë. Kjo rezulton në çrregullimet të zhvillimit të kafkës që mund të shkaktojnë keqformime por, në rastet më të rënda, mund të prekë zhvillimin e trurit me efekte shkatërruese. Për fat të mirë, diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrja e suksesshme shpesh u mundësojnë pacientëve tanë të vegjël të kenë një jetë normale.


 

LËNDIMET KRANIOFACIALE

Për lëndimet e kombinuara të kafkës dhe fytyrës shpesh nevojitet bashkëpunimi i një neurokirurgu, një kirurgu kraniofacial dhe një kirurgu oral-maksilofacial, pasi përveç kafkës ato mund të përfshijnë edhe fraktura të nofullës së sipërme dhe të poshtme, hundës, mollëzave dhe orbitave okulare.


 

TUMORET KRANIOFACIALE

Tumoret e bazës së kafkës, si dhe të orbitave, karakterizohen nga ndërhyrje kirurgjikale me vështirësi veçanërisht më të madhe. Heqja me sukses e tumorit, me rezultate të kënaqshme funksionale, duhet të shoqërohet me rezultate të mira estetike që po ashtu mund të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e jetës së pacientit. E vetmja mënyrë për të garantuar përmbushjen e këtij objektivi është përmes bashkëpunimit të mjekëve me specializime të ndryshme dhe ekipit kirurgjik.


 

KEQFORMIMET ORBITALE

Ne trajtojmë hipertelorizmin, ekzoftalmin, ptozën, orbitat asimetrike.