VASILIOS Α. ZERRIS

Prof. Vasilios A. Zerris MD, MPH, MSc, FAANS

Shef i Klinikës së Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore "Hygeia Hospital"
Shef i Neurokirurgjisë Pediatrike në Spitalin e Fëmijëve "Mitera Children’s Hospital"
Profesor i Neurokirurgjisë në Universitetin Evropian dhe në Universitetin e Qipros
Asistent Profesor i Neurokirurgjisë në Universitetin e Teksasit "A&M", SHBA
Certifikuar nga Bordi Amerikan i Kirurgjisë Neurologjike
Anëtar i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgëve,
diplomuar në Universitetin e HARVARD-it                                                                                                   CV-JA E PLOTË

 

Dr.Vassilios Zerris, Profesor i Neurokirurgjisë në Universitetin Evropian të Qipros, Universitetin e Qipros dhe Universitetin e Teksasit "A&M" në SHBA, është diplomuar në Universitetin e HARVARD-it dhe ka kryer trajnim të plotë në neurokirurgji në SHBA. Ai është certifikuar nga Bordi Amerikan i Kirurgjisë Neurologjike dhe është
Anëtar i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgëve.

Të gjithë trajnimin e ka kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimet e universitare dhe pasuniversitare i kreu në Universitetin e HARVARD-it dhe Universitetin "Brown" të "IVY League". Ai ka marrë diplomë Bachelor në mjekësi dhe njëkohësisht diplomë Master në Neuroshkencë në Universitetin "Brown", si dhe diplomë "Master" në Shëndet Publik në Universitetin e HARVARD-it. Më pas, u trajnua në neurokirurgji në Universitetin e HARVARD-it - Spitali "Beth Israel Deaconess", universiteti "Tufts" - Qendra Mjekësore "New England" dhe klinika "Lahey". Ai u specializua më tej në kirurgjinë e shtyllës kurrizore, në Universitetin e HARVARD-it, Spitali "Beth Israel Deaconess", dhe në neurokirurgjinë funksionale, në Universitetin "Brown" - Spitali "Rhode Island".

Puna e tij kërkimore është e gjerë; megjithatë, rëndësi e veçantë i është dhënë trajtimit të tumoreve të trurit. Mes mirënjohjeve të tjera, ai ka marrë një grant prej 450 000 USD për të kryer kërkime mbi përdorimin e baktereve anaerobe si transportues në terapinë onkolitike për trajtimin e kancerit. Ai ka qenë autor bashkëpunues në një numër të konsiderueshëm botimesh origjinale në literaturën mjekësore dhe shkencore.

Profesor Vasilios A. Zerris ka fituar shumë vite përvojë në menaxhim dhe ka demonstruar aftësi drejtuese. Ai ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë Universitare dhe si Drejtor i Programit Arsimor të Neurokirurgjisë në "Baylor Scott and White", Teksas. Grupi "Baylor Scott and White" është një prej grupeve më të mëdha në SHBA me 34 000 punonjës, 6000 mjekë, me xhiro vjetore 6 bilionë USD, 5500 shtretër dhe me mbi 5 milionë pacientë në vit.

Ai ka marrë shumë vlerësime dhe çmime ndërkombëtare, përfshirë këtu çmimin "Oliver Smith" dhe çmimin "Stanley Aronson", si dhe është anëtar i zgjedhur me të drejta të plota i shoqatës "SigmaXi".

Për aftësitë e tij të jashtëzakonshme klinike dhe kirurgjike, ai është nderuar me titullin "Diplomat i Bordit Amerikan të Kirurgjisë Neurologjike" dhe "Anëtar i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgëve".